Tv Klan - BSH: Ekonomia e qëndrueshme, kontribut i sektorit bankar
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
65 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin dytë të vitit 2023 veprimtaria e sektorit bankar u paraqit e qëndrueshme me kontribut të depozitave dhe kredive në zgjerim, ndonëse në ritme të ngadalta për shkak të mbiçmimit të ndjeshëm të lekut. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodion Shehu, thotë se këto tregues sollën rritje të ekonomisë në vend e ndikuar edhe nga sektori i turizmit.

Viti që lamë pas u mbyll me një fitim në rritje, me më shumë se 50% për institucionet financiare, e ndikuar kjo nga rrija e interesave të kredive.

Të dhënat e publikuara nga “Banka e Shqipërisë’, që i referohen muajit mars 2024 tregojnë se kredia e dhënë nga institucionet financiare arriti vlerën e 763 miliardë lekëve duke njohur një rritje prej 7% nga marsi i vitit të kaluar. Ndërkohë depozitat regjistruan tkurrje të lehtë duke arritur në 1.30 trilionë lekë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed