Tv Klan - Kryebashkiaku Veliaj, prej 6 orësh në SPAK. Dëshmon në prokurori për inceneratorin
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
1,066 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po dëshmon në SPAK prej afro 6 orësh. Ai po pyetet në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Më shumë mbi këtë çështje na dha detaje në një komunikim të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetarja Bleona Metushi.

“Për të paktën 6 orë hetuesit e posaçëm janë duke marrë dëshminë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me hetimet që po kryen për inceneratorin e Tiranës. Interesi i tyre kryesisht është i përqendruar në lidhje vendimet dhe shkresat të cilat janë përpiluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me procedura koncensionare të inceneratorit të Tiranës, por edhe me disa procedura për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Këto janë konkretisht interesi i cili është shfaqur nga ana e hetuesve dhe pyetjet të cilat i janë drejtuar kryebashkiakut gjatë këtyre orëve.

Nga ana tjetër vijon të jetë në ambientet e prokurorisë që në orën 10:00 të mëngjesit të kësaj të marte duke iu përgjigjur kështu ftesës së bërë më herët nga ana e prokurorit të çështjes së dosjes së inceneratorit të Tiranës dhe dëshmia e kryebashkiakut vijon ende”, tha Metushi./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed