Klan News - BE mblidhet me 37 shtete në Bruksel
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
408 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Në takimin e ministrave evropianë me shtetet kandidate, kryediplomati Igli Hasani kërkoi mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE e bllokuar aktualisht nga Greqia.

Igli Hasani: Përgëzova miratimin e planit të rritjes dhe posaçërisht instrumentin lehtësues të rritjes së reformave që do sjellë një nxitje thelbësore edhe në zbatimin nga Shqipëria në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Theksova që reformat të jenë të pakthyeshme, që impakti i tyre të jetë i prekshëm te qytetarët, pasi negociatat e nisura në Korrik të vitit 2022 me Shqipërinë, duhet të rifitojnë momentumin e humbur. Ajo që duam të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, të nisë negociatat me grup kapituj themelorë të institucionit të ligjit dhe atyre demokratike.

Propozimi gjerman për heqjen e vetos ka marrë mbështetje të gjerë në këtë mbledhje.

Hadja Lahbib (Ministre e Jashtme e Belgjikës): Ky takim me shtetet kandidate është një sinjal i fortë se ata janë tashmë pjesë e familjes tonë. Ata duhet të vijojnë reformat, dhe ne po ashtu duhet ta reformojmë BE-në. Ne duhet të zgjidhim problemin e veto-s e keqpërdorur në mënyrë abuzive shpesh nga disa nga shtetet anëtare duke racionalizuar procesin e vendimarrjes. Ne do të monitorojmë shtetet kandidate në zbatimin në praktikë të reformave të shtetit ligjor.

Ky ishte takimi i parë ku morën pjesë 37 shtete në total me synim zgjerimin e familjes evropiane.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed