Tv Klan - Autobusët e Tiranës tani në Google Maps
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
1,577 views
0

 Published On Apr 30, 2024

“Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë për herë të parë kanë mundësi të shohin stacionet, oraret dhe itineraret në Google Maps. Për të kuptuar saktësinë e informacionit unë aktualisht jam në qendër të Tiranës dhe do provoj të marr autobusin e Porcelanit. Sipas të dhënave në Google, autobusi më i afërt vjen në 11:17 minuta, le të shohim nëse do niset në kohë”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Siç mund të shohim nga pamjet, autobusi rezulton se u nis në orën 11:20 minuta, vetëm 3 minuta me vonesë. Përmes informacionit tashmë të dixhitalizuar, qytetarët thonë se mund të orientohen më lehtë për të lëvizur në qytet, ndërsa të tjerë ende nuk janë në dijeni të kësaj risie.

“Jo nuk e dija”, thotë një qytetare.

“Po e kam provuar, na ndihmon shumë sidomos ne që jemi dhe në shkollë dhe në punë”, shton një tjetër.

Përveç qytetarëve shqiptarë, Google Maps u vjen në ndihmë edhe turistëve, që sa vjen dhe shtohen rrugëve të kryeqytetit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed