Tv Klan - Çejku: Çfarë rrezikojnë shqiptarët në RMV
YouTube Viewers YouTube Viewers
1.9M subscribers
262 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i sfiduar në balotazhin presidencial dhe në zgjedhjet e përgjithshme nga një koalicion i mundshëm mes VMRO-DPMNE-së, grupimit shqiptar VLEN dhe dy partive pro-ruse dhe pro -serbe, Ljevica dhe Znam.

Ky është këndvështrimi që jep mbi zhvillimet në vendin fqinj ish-ambasadori ynë në Shkup, Arben Çejku.

Një koalicion mes opozitës maqedonase, asaj shqiptare dhe partive pro-ruse, konsiderohet i rrezikshëm për marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Sipas ish-ambasadorit Çejku, nëse arritjet e deritanishme të shqiptarëve do të viheshin në diskutim, atëherë dhe vetë stabiliteti i këtij shteti do të rrezikohej.

Ajo që Çejku propozon është që partitë shqiptare të ulen dhe të dialogojnë për të ardhmen e tyre që varet dhe nga vendimi që do të marrin pas zgjedhjeve për koalicionin paszgjedhor që do t’i bashkohen.

Koalicioni shqiptar VLEN u mbështet nga Vetëvendosja e Albin Kurtit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por grupimi po largohet prej Kurtit sa më shumë i afrohet një bashkëpunimi të mundshëm me Mitskoskin e VMRO. Analistë të ndryshëm besojnë se një fitore e opozitës në koalicion me partitë pro-serbe dhe pro -ruse rikthen politikat e etno-nacionalizmit, izolimit, anti-amerikanizmin dhe anti-europianizmin, si dhe shkakton probleme me fqinjët.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed