Klan News - U merrte para “eskortave”, i riu i përfshirë edhe në prostitucion
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
1,303 views
0

 Published On Apr 30, 2024

27-vjeçari Ajet Salla i cili u arrestua nga efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore përveç se prezantohej si punonjës policie dhe u merrte para vajzave “eskorta” rezulton i përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit. Nga hetimet e AMP-së, rezultoi se Salla kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash.

Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi. Pasi linte takimin në hotel, ai dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët. 27-vjeçari u ndalua pasi prezantohej si polic dhe merrte shuma parash nga eskortat me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do t’i arrestonte për prostitucion. Gjatë arrestimit, AMP i ka gjetur të riut një stemë policie.

Ajet Salla, sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i merrte para vajzave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar. Ndaj tij është ngritur akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke po vijon hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed