Klan News - Paketë e re mbështetjeje për investime në Alpe
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
938 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Për të nxitur investimet në Alpe, qeveria shqiptare ka në plan një paketë të re mbështetjeje. Kryeministri Edi Rama e njoftoi nga Boga, së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe ministren Spiropali.

Edi Rama: Do të diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion europian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male e cila do u hapë rrugë të gjithë atyre të cilët i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe kanë punuar e punojnë pa pushim.

Së bashku, iu drejtuan edhe kantierit rrugës në Ndërlysaj, ku ka nisur puna për fazën e dytë të rrugës së Dukagjinit, investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare.

Ndër të tjera, prezantuan edhe “Thethi Zip Line”, një risi për këtë sezon turistik, ku ka qenë vetë kryebashkiaku Benet Beci dhe ministrja Spiropali që kanë bërë edhe hedhjen e parë në këtë investim.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed