Klan News - Ndërhyrje në sistemin GPS? Estonia akuza Rusisë, pezullon fluturimet për...
YouTube Viewers YouTube Viewers
1.9M subscribers
345 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Estonia akuzon Rusinë për shkeljen e rregullave të hapësirës ajrore ndërkombëtare duke ndërhyrë në sistemin e saj GPS. Ministri i jashtëm i vendit baltik ka bërë me dije  se do ta ngrejë çështjen me vendet aleate në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kompania finlandeze "Finnair" njoftoi një pezullim të përkohshëm të fluturimeve të tij në qytetin e dytë më të madh estonez atë të Tartu për një muaj për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme me sistemin GPS që penguan dy avionë të ulen.

Pronarët e linjës finlandeze të transportit bënë me dije se e dinin nga erdhi ndërhyrja në sistem, por në të kaluarën ka patur probleme të ngjashme pranë enklavës ruse të Kaliningradit dhe kufirit lindor të Finlandës me Rusinë. Që nga viti 2022 ka patur një rritje të incidenteve të ngjashme.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed