Tv Klan - Dyfishohen aksidentet nga shoferët nën 24 vjeç
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
882 views
0

 Published On Apr 30, 2024

Përfshirja e të rinjve në aksidente rrugore ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në mars ka gati një dyfishim të aksidenteve nga shoferët nën 24 vjeç, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Mamir Hodo, drejtimi i mjetit në mënyrë të shkujdesur, si dhe mosnjohja e Kodit Rrugor janë ndër problematikat kryesore të kësaj grupmoshe.

“Ka të bëjë me sjelljen e gabuar të tyre dhe agresive, përdorimi i celularit me vend dhe pa vend, shpërqendrohu në mënyrë të pakuptimë në rrugë, nuk dinë të kryejnë parakalimet. Drejtuesit e rinj janë të pamirëinformuar me kërkesat që parashikon Kodi Rrugor”, thotë Hodo.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë shënuar 377 aksidente rrugore, 43 % më shumë sesa vjet. Numri më i lartë i tyre është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Rreth 90% e rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Sipas ekspertëve, fokusi duhet vënë tek mirëedukimi i tyre.

“Siguria rrugore ka rënë. Duhet ta vlerësojnë seriozisht situatën, është cenuar rëndë siguria rrugore e shtetasve, të cilët për të marrë një rrugë duhet të mendohen mirë. Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve që të përgatiten mirë në autoshkolla”, shton Hodo.

Një rënie të fortë pësoi gjatë tremujorit të parë të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore që është ulur në 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Tv Klan

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed